Kina raporton për vetëm 22 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Kina të enjten ka raportuar për vetëm 22 raste të reja me COVID-19, 18 prej tyre në provincën Xinjiang, njofton BBC.

Në këtë provincë është parë rritje e numrit të rasteve në javët e fundit dhe në qytetin Urumqi janë futur masa të reja izoluese për të parandaluar përhapjen. Një rast tjetër është raportuar në qytetin Dalian. Një punëtor i një kompanie të përpunimit të ushqimit të detit ka rezultuar pozitiv me virusin.

Mostrat e marra nga brenda kompania përfshirë edhe nga ushqimi i ngrirë, nga punëtoria, mensa dhe selia, po ashtu kanë rezultuar pozitive, sipas mediumeve shtetërore kineze.

Kina, epiqendra e koronavirusit të ri, ka regjistruar deri më tash 83.729 raste të reja dhe 4634 të vdekur.

Të ngjashme