Kjo ishte bomba që përdori kamikazi për ta bërë sulmin në Manchester

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 09:06 | Nga

Ka shkuar në 22 numri i viktimave, përfshi shumë fëmijë, dhe më shumë se 59 të plagosur nga sulmi me bombë në Manchester Arena mbrëmjen e djeshme.

Policia konfirmoi mëngjesin e sotëm se kamikazi vdiq brenda arenës së koncertit ku pak minuta më parë kishte performuar këngëtarja e njohur amerikane Ariana Grande.

Terroristi, emri dhe foto e të cilit ende nuk është nxjerrë nga policia apo mediet e huaja, përdori bombë me gozhdë, në mënyrë që shpërthimi të ishte më vdekjeprurës. Bomba e përdorur është e llojit “Shrapnel”, e cila pas shpërthimit, lëshon sende, plumba të pajisur në të, që në rastin konkret ishin gozhda.

Përveç viktimave që ndodheshin më afër kamikazit ku ndodhi shpërthimi, të shumtë janë të plagosurit pikërisht nga këto gozhda, nëpër këmbë e trup.

Të ngjashme