Kolegët e gazetarit të arrestuar të Bjellorusisë ndjehen të rrezikuar

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-kolegët e gazetarit të arrestuar në Bjellorusi, Roman Protasevich, kanë thënë se janë të rrezikuar për jetën e tyre.
Roman Protasevich, 26 vjeçar dhe e dashura e tij ruse Sofia Sapega, të dy janë duke u mbajtur në paraburgim, pasi u arrestuan të dielën derisa ishin në një aeroplan.

“Roman është më në rrezik sesa të burgosurit e tjerë politikë në Bjellorusi” i tha Stepan Putsila BBC.

Protasevich ka deklaruar se i trembet dënimit me vdekje pasi ishte vendosur në një listë terroriste.

Ai përballet me akuza në lidhje me raportimin e tij gjatë zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë në gushtit të vitit të kaluar si dhe për raportimin e tij për protestat masive të opozitës.

Bjellorusia është i vetmi vend evropian që ekzekuton ende të burgosurit.

Të dielën, aeroplanin “Ryanair” Bjellorusia e kishte detyruar të ulej në Minsk edhe pse kishte destinacion Vilniusin e Lituanisë, ai fluturim ishte nisur nga Athina e Greqisë.

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko do t’i drejtohet Parlamentit të vendit, të mërkurën.
Putsila, i cili së bashku me Protasevich e kanë themeluar një media online “Nexta”, për të cilin thonë se Qeveria e Bjellorusisë nën drejtimin e Lukashenkos, “kanë frikë nga ne sepse ne tregojmë të vërtetën”.

Nexta ka më shumë se një milion abonentë dhe u përdor për mobilizimin e protestave në rrugë vitin e kaluar.

“Ne tregojmë atë që ata duan të fshehin. Nëse regjimi kujdeset mjaftueshëm për të rrëzuar aeroplanin e Roman, atëherë ne po bëjmë diçka të drejtë dhe do të vazhdojmë luftimet”, ka thënë Putsila.

Ai deklaroi se më herët kishte marrë kërcënime me vdekje dhe se tani është duke i marrë ato seriozisht, shkruan BBC.

Të ngjashme