Komandanti i KFOR-it paralajmëron sërish shtim të trupave: Po e hetojmë sulmin e 24 shtatorit

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 11:30 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, tha se situata në veri të vendit është e ndjeshme dhe se po punohet që të moseskalojë, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie në prag të përfundimit të mandatit të tij, ai ka pohuar se KFOR-i do të shtojë edhe më shumë trupa në veri, që do të vijnë nga Britania e Rumania.

Për sulmin e 24 shtatorit tha se po punohet që të konfirmohet se çfarë mjete janë përdorur gjatë sulmit, dhe se për këtë çështje i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Kemi pasur shumë sfida, si puna e tabelave, zgjedhjet në veri, sulmin ndaj pjesëtareve të KFOR-it dhe së fundi sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Situata është e ndjeshme dhe po punojmë që të moseskalojë”.

“KFOR ka rritur prezencën në veri dhe në vazhdojmë do të ketë edhe me shumë shtim trupash. Britania po shton trupa dhe trupat do të shtohen edhe nga vendet e tjera, përfshirë Rumaninë”.

“Për 24 shtatorin, jemi ende duke punuar që ta kuptojmë se çfarë mjetesh janë përdorur. Hetimet po vazhdojnë. Ne si KFOR kemi marrë të gjitha masat e nevojshme”.

Kur foli për dialogun Kosovë-Serbia ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje dhe se BE-ja është ndërmjetësues në këtë proces, raporton EO.

“KFOR e konsideron BE-në ndërmjetësues të dialogut. Nëse palët nuk ulen të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje, bilanci nuk mund të mbahet. Ne besojmë që përpjekjet diplomatike janë të nevojshme për ta ruajtur paqen”.

Të ngjashme