Komisioni për AKI-në s’kërkon shkarkimin e Maxhunit, presin informacione nga Policia

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 12:00 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu pas mbledhjes, tha se nuk kanë marrë asnjë informacion në mënyrë zyrtare nga institucionet përgjegjëse lidhur me rastin e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni i cili u raportua se është kapur me armë dhe drogë më 12 tetor në Prishtinë.

Komisioni në mënyrë unanime ka marrë vendim që fillimisht të marrë informacione e më pas të vendos për hapat e mëtutjeshëm, ndonëse tha se nga VV-ja është kërkuar shkarkimi i kreut të AKI-së.

Ajo ka bërë të ditur se menjëherë do t’i drejtohet Policisë së Kosovës për informacione më të detajuar, raporton Ekonomia Online.

“E kemi trajtuar edhe këtë çështje si pikë të veçantë e kemi shqyrtuar me ato informacione. Nuk kemi informacione ne vija zyrtare për rastin e djalit të Maxhunit. Si komision vendimet i marrim me konsensus, kishte zëra të ndryshëm nga VV ishte kërkesa edhe për shkarkim”.

“Komisioni vlerësoi se fillimisht duhet të informohet në mënyrë zyrtare sa ka qenë ai involuara në rast. Fillimisht u morëm vesh që të kërkojmë nga Polica që të na njoftojë lidhur me këtë çështje”.

“Duhet të respektojmë, do të kërkojmë raport prej policisë, pse është ndryshuar raportit, por nuk mund të vijmë në përfundim. Ne do të kërkojmë nga institucionet që të marrim masa. Mas mbledhjes do t’i drejtojmë shkresë policisë, kur do të marrim përgjigje nuk e di”.

Musliu ka ftuar organet e drejtësisë që të mos kenë tolerancë ndaj askujt, pavarësisht nëse bëhet fjalë për djalin e udhëheqësve institucionalë.

“Kemi të bëjmë me djalin e drejtorit të AKI-së, dhe jo drejtorin e AKI-së, dhe si të tillë neve nuk na duhen që problemet familjare t’i fusim në institucione. Djali nuk është i mitur, është i moshës madhore dhe përgjigjet para ligjit”.

“I ftoj organet e drejtësisë që të kenë zero tolerancë për fëmijët ose familjarët e përgjegjësve institucionalë. Kërkoj që në përpikëri të zbatojnë rregullat dhe ligjet, pavarësisht se djali i kujt është, secili të përgjigjet për veprën e tij, nëse ka fakte dhe argumente që dikush duhet të ndiqet penalisht”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Nënkryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu deklarohet për media pas mbledhjes

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, October 23, 2018

Të ngjashme