Kërkesën për mbylljen e intervistimit e paraqiti vetë Gega, duke arsyetuar se gjatë dëshmisë do të trajtohet edhe një çështje që përfshin një të mitur.
“Kam një kërkesë që komisioni të mbahet me dyer të mbylluara për arsye së në pyetje është një i mitur”, tha ajo.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kërkoi që pjesa e parë e intervistimit, e cila sipas tij është më e përgjithshme, të zhvillohet në seancë të hapur.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha se komisioni duhet të jetë i hapur për publikun, përveç pjesëve të dëshmisë që vlerësohet se duhet të mbahen të mbyllura.
“Ky komisin duhet me qenë i hapur përveç në ato përgjigje që ju vlerësoni që duhet të jetë i mbyllur”, tha ai.
