Kompanitë ajrore në botë po kërkojnë shpëtim pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Kompanitë ajrore nëpër botë u kanë kërkuar qeverive të shpejtojnë ndihmat për të shpëtuar industrinë e transportit ajror, pasi sipas vlerësimit të tyre humbja e të ardhurave për vitin 2020 nga kriza e Coronavirusit është mbi 250 miliardë dollarë amerikanë.

Drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, Alexandre de Juniac tha se kriza është zgjeruar.

“Tani që kriza është zgjatur, ne kemi para edhe për rreth dy muaj ose pak më pak. Pas kësaj, paratë do të na mbarojnë, kështu që na duhet dëshpërimisht një injektim të hollash në industrinë tonë. Kemi vlerësuar një shumë prej 200 miliardë dollarë amerikanë si nevojë për industrinë e linjës ajrore”, tha ai.

Shumë linja ajrore në botë kanë disa javë që nuk kryejnë fluturime dhe për të mbijetuar kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë.

IATA thotë se pa mbështetjen e qeverisë, pothuajse gjysma e kompanive ajrore mund të përballen me faliment gjatë javëve të ardhshme.

Ryanair që është linja ajrore më e madhe në Evropë për numrin e pasagjerëve, thotë se nuk do të ketë fluturime as në muajin prill dhe as në muajin maj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme