Komuna e Prishtinës rikujton se ndalohet qarkullimi me trotinetë e me biçikleta në hapësira publike

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, u ka rikujtuar edhe një herë qytetarëve se është e ndaluar të qarkullohet me trotinetë elektrikë, biçikleta e motoçikleta në sheshe e hapësira publike.

“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”.

Kujtojmë, ky vendim ishte marrë nga kryetari i kësaj komune, Përparim Rama, rreth një vit më parë. /Klankosova.tv.

Të ngjashme