Komuna investon 3 milionë € për bulevardin – Idrizi: Do të ndërtohet sipas standardeve, i plotëson kërkesat

Vushtrri | 26 Tet 2023 | 13:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë ka paraparë të investojë mbi tre milionë euro për rregullimin e bulevardit të qytetit, raporton Ekonomia Online. 

Nisjen e këtyre punimeve, e ka inspektuar kreu i komunës Ferit Idrizi, i cili edhe vendosi gurthemelin. Ai këtë projekt e ka konsideruar si ndër më të madhin në Vushtrri, për çka tha se do të ndërtohet sipas standardeve dhe i plotëson kërkesat.

Ai madje falënderoi asamblistët që kanë votuar pro këtij projekti, duke shtuar se me bulevardin do të lidhet edhe Kalaja e Qytetit.

“Është një investim kapital që mbërrin vlerën afër tre milionë euro që është sheshi i qytetit, ku do të jetë me të gjitha komponentët dhe standardet që kërkohen nga qytetarët”, tha Idrizi.

“E kemi vlerësuar si projektin më të rëndësishëm për arsye se sheshi i qytetit do ta lidh edhe pjesë tjera dhe do të lidhet edhe tregu i qytetit, ku do të hap perspektivë për të gjitha bizneset që janë këtu. Arsyeja pse kemi dashur të kemi edhe parkingun nëntokësor këtu është pikërisht që këto biznese që janë afër këtu, të kenë qarkullim sa më të madh. Do të lidh edhe Kalanë e Qytetit”, u shpreh Idrizi.

Të ngjashme