Konfirmohen 53 raste të coronavirusit në ShBA

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Janë konfirmuar 53 raste të koronavirusit në ShBA thuhet nga raporti i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë të hënën.

Këtu përfshihen: 36 persona të cilët ishin pjesë e ekuipazhit të anijes japoneze, 3 persona te riatdhesuar nga Kina dhe 14 raste në ShBA.

Kjo pasqyron një rritje prej 18 rasteve nga e premtja, të gjithë në mesin e pasagjerëve Diamond Princess. Në atë kohë, zyrtarët e CDC thanë që kishe pasagjerë shtesë që ishin testuar pozitiv në Japoni dhe ka të ngjarë që ky numër të rritet.

14 rastet në ShBA përfshijnë tetë të infektuar në Kaliforni, një në Massachusetts, një në shtetin e Washington, një në Arisona, dy në Illionis dhe një në Wisconsin. Midis këtyre rasteve, ekzistojnë dy raste të transmetimit nga një person te tjetri, një Illinois dhe një në Kalifornia.

Të ngjashme