Konfirmohet: 5 vëllezërit Krasniqi dhe hajnat u gjuajtën me armë zjarri, NjRSh dhe policët civilë intervenuan

Prishtinë | 21 Maj 2023 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë vëllezër janë arrestuar, në lagjen Përroi i Njelmët Prishtinë, nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Incident ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, në një shtëpi në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë, ku anëtarët e familjes Krasniqi u kapën me hajnat që i zunë në flagrancë, raporton Sinjali. Nga shtëpia që të dyshuarit e kishin cak për të kryer vjedhjen, u dëgjuan të shtëna nga armët që dyshohet se u shkrepën gjatë këtij ballafaqimi.

Rastin e ka konfirmuar Policia. “Te shtëpia e tyre persona të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoje”, ka njoftuar Policia.

Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë fishkëllyer në drejtim të tyre, por pa pasoja”.

“Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme