Konfirmohet vdekja e parë nga trazirat në Kubë

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Vdekja e parë është shënuar në protestat anti-qeveritare në Kubë.

Autoritetet kubane kanë konfirmuar se një burrë u vra gjatë trazirave, konfirmimi i parë i një vdekje që nga shpërthimi i protestave.

Mediat shtetërore thonë se Diubis Laurencio Tejeda, 36 vjeç, vdiq të hënën në një periferi të kryeqytetit Havana.

Sipas zyrtarëve, ai ishte pjesë e një grupi që sulmonte një strukturë qeveritare. Por dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kishin në shënjestër anëtarët e grupit.

Protestat e rralla mbarëkombëtare antiqeveritare filluan të dielën, shkruan BBC.

Mijëra veta dolën në rrugë për të demonstruar për kolapsin e ekonomisë, mungesat e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe për trajtimin e pandemisë nga Qeveria. Megjithatë, tubimet e tilla s’janë të lejuara në Kubë.

Presidenti Miguel Díaz-Canel i ka quajtur demonstruesit “kundërrevolucionarë”.

Qeveria e tij pretendon se protestat janë financuar dhe nxitur nga Shtetet e Bashkuara dhe fajëson ato për problemet e Kubës për shkak të sanksioneve ekonomike të SHBA-së.

Të ngjashme