Konfiskohen armë në Mitrovicë

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Dy armë janë konfiskuar nga Policia në Rajonin e Mitrovicës gjatë ditëve të vikendit.

Policia ka njoftuar se mbrëmjen e të shtunës, është realizuar një urdhër kontrolli në një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku janë konfiskuar dy revole, dy karikatorë, njëri me pesë fishekë me gaz dhe tjetri me gjashtë fishekë, 10 fishekë me gaz në një çantë dhe 20 fishekë të tjerë.

Tutje, policia ka njoftuar se dje gjatë një pike kontrollit, ka ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sprej.

Të dyshuarit për këto raste pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, por rastet e tyre vazhdojnë të hetohen për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme