Konjufca: Presidenti s’ka kredibilitet për ta udhëhequr dialogun

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 17:38 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Glauk Konjufca nga GP i VV tha se serbëve u janë dhënë të drejta më shumë se të gjitha pakicave qe ndodhen në shtetet tjetra ndërkaq konsideroi se figura e presidentit nuk është kredibile për udhëheqjen e dialogut.

Ai këto deklarata i bëri gjatë debatit për dialogun Kosovë-Serbi.

“Presidenti është personi më me së paku kredibilitet për ta udhëhequr dialogun. Delegacioni i Kosovës ka gabuar në shumë pika në çështjen e dialogut. Një prej gabimeve më trashanike, është se marrëveshja e parë e parimeve me Serbinë në ka sjell Zajednicën në Kosovë. Po mundemi me paramendu çka sjellin fazat tjera”.

“Askush në Evropë nuk ka kompetencat dhe të drejtat që i kanë pakica serbe në Kosovë. Për çka jemi duke folur këtu, për te drejta të njerëzve apo ambicie të Vuciqit. Nëse po flasim për këtë të dytën, unë jam për t’i refuzuar ato”, tha Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme