Kontrollohen farmacitë në Gjilan, arrestohet një person pasi nuk kishte licencë

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të një plani operativ të koduar Ordinanca janë kontrolluar katër ordinanca private që ofrojnë shërbime shëndetësore ku janë hasur parregullsi në mbajtjen dokumentacionit tatimor për çka janë konfiskuar librat e shitjes dhe librat e regjistrit të pacientëve.

Ndërsa, në një ordinancë në Dobërqan janë gjetur rreth 120 lloje të barnave si dhe ordinanca ishte pa licencë për çka është arrestuar pronari mashkull dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për të gjitha veprimet janë njoftuar Administrata Tatimore si dhe Inspektorët Farmaceutik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme