Koreja Veriore shënon rastin e parë me Covid-19

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Koreja Veriore ka raportuar rastin e parë të dyshuar me Covid-19.

Agjensia shtetërore e lajmeve KCNA, ka thënë se personi i infektuar kishte braktisur vendin para tre vjetëve ku hyri sërish në mënyrë të paligjshme.

Udhëheqësi Kim Jong-un zhvilloi një takim urgjent me zyrtarë të lartë, duke imponuar një bllokim në qytetin kufitar të Kaesong.

Koreja e Veriut, e cila është një shtet komunist, kishte thënë më herët se nuk kishte raste Covid-19 por analistët thonë se kjo nuk ka të ngjarë të jetë e mundur, shkruan BBC.

Të ngjashme