Koronavirusi “prek” Kroacinë, konfirmohet rasti i parë

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Kroaci.Pacienti është shtruar në një spital në Zagreb.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

“Pacienti është në klinikën e Zagrebit për sëmundje infektive. Është një person i ri dhe ka simptoma më të buta. Ai është në izolim dhe gjendja e tij është e mirë për momentin”, tha Plenkoviç gjatë një konference për shtyp.

I infektuari kishte qëndruar në Milano për tri ditë, ndërsa poi u nënshtrohen testit edhe personat e tjerë që kanë punuar në Itali.

Të ngjashme