“Kosova në Interpol, një precedent politik”

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Me hyrjen e mundshme të Kosovës në Interpol do të krijohej një nga precedentet politik dhe dhunë ligjore në Interpol. Kështu ka deklaruar kreu i Interpolit serb, Milan Dimitrijeviq.

“Ka shumë argumente që i kemi definuar qartë, për të cilat e gjithë udhëheqja e Interpolit ka ka pasur njohur për vite dhe i ka paraqitur argumentet e Serbisë që janë të qarta dhe të parezistueshme”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Interpol do të shqyrtohet më 20 nëntor, kur edhe do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme