Kosova në mesin e pesë temave të rëndësishme të diskutimit Vuçiq-Macron në Serbi

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të hënën e ardhshme shkon në Beograd, ndërkohë që në faqen zyrtare të tij ende nuk ka informacione mbi vizitën dyditore në Serbi.

Nga ambasada franceze në Beograd, gazeta serbe “Politika” ka mësuar se Macron udhëton për në Serbi nga Franca, jo nga Moska dhe pa gruan e tij, Brigitte, e cila shpesh shkon me të në vizita zyrtare shtetërore.

Kjo gazetë shkruan më tej se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës do të “jenë me siguri në agjendën” e bisedimeve të takimit Macron-Vuçiq.

“Politika” gjithashtu thekson se vizita e të parit të Francës në Beograd dhe takimi me Vuçiqin “janë padyshim nga më të rëndësishme të politikës së jashtme” që kreu i shtetit serb do të ketë këtë vit dhe kujton se presidenti i fundit francez që vizitoi Serbinë ishte Jacques Chirac, 7 dhjetor 2001.

Kësaj vizite një shkrim i ka kushtuar edhe gazeta “Blic” e cila mes tjerash raporton se Macron në Serbi “dërgon pesë porosi”: A mund t’i bashkohet Serbia BE-së përpara vitit 2028, nëse ka një plan për “presione ndaj Prishtinës” për tërheqjen e taksave, si të përmirësohet bashkëpunimit ekonomik dhe ai në fushën e sigurisë dhe kulturës.

Gjatë vizitës në këtë vend të numrit një të Francës pritet të nënshkruhen 20 marrëveshje bashkëpunimi shumica e të cilave kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme