Kreu i OBSH-së tregon se kur do të përfundojë pandemia

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se pandemia koronavirus do të marrë fund kur bota ta vendosë diçka të tillë.

Drejtori i Përgjithshëm nënvizon se tashmë mjetet për t’i dhënë fund janë, por shpreh shqetësim për shpërndarjen jo të barabartë të tyre.

“Pandemia do të përfundojë kur bota të vendosë për t’i dhënë fund asaj. Është në duart tona. Ne i kemi të gjitha mjetet e nevojshme: mjetet efikase të shëndetit publik dhe mjetet efikase mjekësore. Ndryshe nga shumë sfida të tjera shëndetësore, ne mund ta parandalojmë këtë sëmundje. Ne mund ta testojmë atë dhe mund ta trajtojmë. Por ato mjete nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, sekretar i përgjithshëm i OBSH./A2CNN

Të ngjashme