Kreu i ushtrisë birmaneze bën udhëtimin e parë jashtë vendit që nga grusht-shteti

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Kreu i ushtrisë birmaneze, Min Aung Hlaing, do të takohet me liderë ndërkombëtarë, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur kanë nisur protestat e përgjakshme kundër grusht-shtetit, më 1 shkurt.

Gjenerali Hlaing raportohet se do të marrë pjesë në samitin rajonal të Asociacionit të Kombeve të Azisë Jug-Lindore (ASEAN), që do të zhvillohet në Indonezi.

Ushtria e Birmanisë e pati marrë shtetin në dorë më 1 shkurt duke pretenduar se janë mashtruar votuesit në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit të vitit të kaluar, ndërkohë që pati arrestuar edhe lideren e zgjedhur, Aung San Suu Kyi.

Që nga ajo ditë, në Birmani kanë vdekur më shumë se 700 persona, në protestat kundër qeverisë së udhëhequr nga ushtria.

Ndërkohë, bisedimet në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, pritet të jenë përpjekjet e para ndërkombëtare për ta adresuar krizën në Birmani.

Liderë dhe ministra të jashtëm nga 10 vendet anëtarë të ASEAN-it do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Të ngjashme