Kreu i Wagner Prigozhin thotë se Putinit po i prezantohen fakte të rreme sa i përket luftës

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kreu i grupit mercenar rus “Wagner” Yevgeny Prigozhin i ka hedhur benzinës flakë duke vazhduar kritikat publike ndaj ministrit rus të mbrojtjes Shoigu dhe gjeneralit të ushtrisë ruse Gerasimov duke iu thënë se ata po mashtrojnë Putinin me fakte të rreme nga fronti i luftës në Ukrainë.

Prigozhin, mercenarët e të cilit udhëheqën pushtimin e Bakhmutit është duke i rezistuar një vendimi të ushtrisë ruse që i detyron mercenarët të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë.

Prigozhin pretendon se grupi Wagner janë forcat më efektive ruse prandaj ka kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të Putinit, raporton Reuters.

Në disa video të publikuara në Telegram Prigozhin dëgjohet duke kritikuar Shoigun dhe Gerasimovin duke iu thënë se ata po ia fshehin humbjet ruse në luftë Putinit.

Sipas tij Putinit po i prezantohen gënjeshtra dhe me këtë metodë po kontrollohet dhe opinioni i Rusisë.

Të ngjashme