Ekonomia Online
FUNDIT

Kriza në Venezuelë, ushtarët braktisin detyrën në kufirin me Kolumbinë

Kriza në Venezuelë, ushtarët braktisin detyrën në kufirin me Kolumbinë

Ushtarët nga roja kombëtare venezueliane kanë lënë detyrën e tyre në kufi pas përpjekjeve të disa personave për të sjellë ndihma në vend nga Kolumbia, tha agjencia e migrimit e Kolumbisë. Trupat e Venezuelës kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të atyre që kërkonin të kalojnë kufirin drejt Kolumbisë, njofton Klan Kosova. Tensionet janë duke […]

Ushtarët nga roja kombëtare venezueliane kanë lënë detyrën e tyre në kufi pas përpjekjeve të disa personave për të sjellë ndihma në vend nga Kolumbia, tha agjencia e migrimit e Kolumbisë.

Trupat e Venezuelës kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të atyre që kërkonin të kalojnë kufirin drejt Kolumbisë, njofton Klan Kosova.

Tensionet janë duke u rritur edhe pas tentimit për të sjellë ndihma humanitare në Venezuelë.

Presidenti Nicolás Maduro tha se kufiri me Kolumbinë është pjesërisht i mbyllur për të ndaluar ndihmat.

Por presidenti i përkohshëm i vetëdeklaruar, Juan Guaido, është zotuar se qindra mijëra vullnetarë do të ndihmojnë të vijnë ndihmat e dërguara për ata, që përfshijnë ushqim dhe ilaçe.

“Ndihmat e para tanimë kanë hyrë në Venezuelë përmes Brazilit” tha në Guaidó në Twitter.

Disa video në internet tregojnë se ushtarët kërkojnë ndihmë nga agjencia e migracionit kolumbian.

Mediat lokale raportojnë se njerëzit po hedhin barrikadat për të kaluar kufirin Venezuelë-Kolumbi, ndërsa deputetët e opozitës kanë postuar mesazhe në mediat sociale duke denoncuar përdorimin e forcës.

Të ngjashme