Kroaci, 81 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Kroacia ka raportuar gjatë ditës së sotme rreth 81 raste të reja të infektuar me coronavirus.

Në Zagreb janë shtuar edhe 25 raste të reja të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit gjersa 56 në qytete të tjera.

Që nga 25 shkurt, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 4,634 njerëz të infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Gjersa 3394 njerëz janë shëruar dhe 128 njerëz kanë vdekur deri më tani në shtetin kroat.

Ndryshe, Kroacia ka njoftuar se janë testuar gjithsej 108.222 persona, nga të cilët 1.417 në 24 orët e kaluara. Aktualisht janë 3609 persona në izolim.

Të ngjashme