KRU “Prishtina” zgjeron flotën e autoparkut, investimi mbi 1 milion euro

Prishtinë | 28 Sht 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

KRU “Prishtina” ka zgjeruar dhe modernizuar flotën e autoparkut me 20 mjete të reja, në kuadër të investimeve për rritjen e kapaciteteve operative dhe përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët.

Investimi, me vlerë mbi 1 milion euro, përfshin gjithsej 20 mjete, të cilat do të përdoren nga ekipet e kompanisë për punë dhe intervenime në terren.

Flota e re përbëhet nga: 10 vetura, 7 kamioneta, 2 ekskavatorë dhe 1 autobot.

Sipas KRU “Prishtina”, pajisja me mjete të reja synon të rrisë efikasitetin e ekipeve në terren, të përmirësojë reagimin ndaj intervenimeve dhe kërkesave të konsumatorëve, si dhe të forcojë kapacitetet operative të kompanisë.

Kompania e ka cilësuar këtë investim si një hap në procesin e modernizimit të flotës dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve që ofrohen për konsumatorët.

“Investojmë në kapacitete më të mira për shërbime më cilësore”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme