Kryeministri dhe kabineti i Moldavisë dorëhiqen për të nxitur zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri moldav Ion Chicu njoftoi dorëheqjen e tij së bashku me të gjithë kabinetin me qëllim nxitjen e zgjedhjeve të parakohshme, njoftoi media shtetërore.

“Ne i kemi dhënë përparësi kthimit të vendit në normalitet”, tha Chicu në komentet e cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve “Moldpres”.

Chicu ka qenë një aleat i presidentit pro-rus, Igor Dodon, i cili humbi mundësinë e tij për t’u rizgjedhur muajin e kaluar në një garë të ngushtë të fituar nga kandidatja pro-BE, Maia Sandu.

Moldavia, një ish-republikë sovjetike në Evropën Lindore, prej kohësh ka qenë e ndarë midis aspiratave për t’u integruar më ngushtë me Bashkimin Evropian dhe besnikërive ndaj ish-sunduesit të saj, Moskës/DPA

Të ngjashme