Kryeministri pakistanez: Përdhunimet po ndodhin pasi po shohim më pak veshje te gratë

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri pakistanez, Imran Khan fajësoi gratë për shtimin e rasteve e përdhunimit në vend aziatik.

Ai po përballet me reagime të ashpra pasi fajësoi viktimat e përdhunimit për veshjen e “shumë pak rrobave”.

Ish-kapiteni i kriketit u mor në pyetje nga gazetari i Axios, Jonathan Swan në lidhje me “epideminë e përdhunimit” në Pakistan.

“Nëse një grua ka veshur shumë pak rroba, kjo do të ketë një ndikim tek burri nëse ata nuk janë robotë”, tha 68-vjeçari, raporton theguardian.

Ai nuk dha hollësira se çfarë donte të thoshte me “pak rroba”, në një vend ku shumica dërrmuese e grave veshin veshje kombëtare konservatore.

Theksojmë se në fillim të këtij viti kryeministri u akuzua për “injorancë marramendëse” pasi i këshilloi gratë të mbuloheshin për të parandaluar përdhunimin.

Ndryshe, Pakistani renditet rregullisht ndër vendet më të këqija në botë për barazinë gjinore.

Të ngjashme