Kryeministrja finlandeze vendoset në karantinë, pasi një punonjës i zyrës së saj doli pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin do të punojë nga shtëpia nga e enjtja, si një masë paraprake kundër ekspozimit të mundshëm ndaj coronavirusit, tha zyra e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi u mor pasi u tha se Marin kishte një kontakt të ngushtë me dikë që kishte punuar në zyrën e saj javën e kaluar i cili kishte testuar pozitiv të mërkurën.

“Mundësia e ekspozimit është jashtëzakonisht e ulët”, shkruajti zyra në një deklaratë, duke shtuar se Marin ishte pa simptoma dhe ndihej mirë.

Më vonë të enjten, ajo pritej të merrte pjesë në samitin e Këshillit Evropian përmes video-konferencës.

Finlanda deri të enjten ka regjistruar rreth 4,300 raste të coronavirusit dhe 155 vdekje të Covid-19.

Të ngjashme