Kuba mbyll kufijtë për një muaj, turistët në karantinë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kubës, Manuel Marero, deklaroi se prej sot do tw mbyllen kufijtë, ndërsa të gjithë turistët të cilët janë në vend, do të vendosen në karantinë.

“Turistët të mos guxojnë t’i braktisin hotelet derisa nuk gjejnë fluturim për t’u kthyer në shtëpi”, tha Marero për televizionin shtetëror, me këtë rast duke shtuar se dje ka pasur 32.500 turistë në Kubë, prej të cilëve 9.400 janë vetizoluar dhe do të vendosen në hotelet shtetërore.

Autoritetet dje shpallën edhe mbyllje njëmujore të shkollave.

Në Kubë deri tani janë konfirmuar 40 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa rasti i vetëm i vdekjes nga koronavirusi i ri është një turist italian 61-vjeçar.

Në Kubë rreth 20 % të popullatës janë mbi 60-vjeçarë, ndërsa në vend janë të shpeshta ndërprerjet në furnizimin me ujë dhe mungesa te produkteve bazike, si sapuni.

Të ngjashme