Kuleba kërkesë vendeve të G7-s: Më shumë armë për Ukrainën, sanksione për Rusinë

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se vendet e G7 duhet t’i përgjigjen sulmeve të reja raketore kundër Ukrainës të dielën duke vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe duke ofruar më shumë armë të rënda për Ukrainën.

Liderët e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) do të mblidhen për një samit dyditor në Gjermani.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Të ngjashme