Kultivuan kanabis në mal, Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Pejë, pas pranimit të informacioneve të para ka filluar me hetime në periudhën prej më shumë se dy mujore, dhe sot më 26.08.2020, në rajonin e Pejës ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Mali”, ku cak i këtij operacionit ishte identifikimi dhe shkatërrimi i plantacioneve të mbjella me kanabis.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë gjetur dhe konfiskuar dy qind e gjatëmbëdhjetë (216) bimë të llojit Kanabis Sativa të madhësisë nga 2.50 deri 3 metra, të cilat pas marrjes së mostrave janë shkulur dhe djegur në vendngjarje nga forcat e rendit.

Bimët dyshohet se janë kultivuar nga të dyshuarit, tani më të arrestuar nga Policia me të dhënat si në vijim;

B.H. viti i lindjen 1976, mashkull, kosovar,

E.K. viti i lindjen 1993, mashkull, kosovar,

I.Sh. viti i lindjen 1982, mashkull, kosovar dhe

M.K. viti i lindjen 1968, mashkull, kosovar.

Poashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë e katër personave të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar provat tjera si në vijim:

-një telefon Samsung A 507FN –

-një telefon Nokia

-një revole TT me 7 fishek cal.7.62.35 mm,

-një USB-i ,

-dy tabela të veturës të ndryshme,

-një revole e llojit Zoraki dhe pesë fishek kalibrit 7×65 mm,

-një pushkë njëzetëshe me pesë fishek cal. 7×62.39,

-një telefon i vogël nokia ngjyre e zezë.

Të dyshuarve pas intervistimit me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore.

Të ngjashme