Kurdët në Siri: Do t’i luftojmë forcat turke

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të lartë të kurdëve sirianë, thanë të martën, se janë të gatshëm të luftojnë me forcat turke, nëse ato hyjnë në verilindje të Sirisë. Zyrtarët shtuan se në bazë të deklaratave të Ankarasë, është e qartë se Turqia e ka në plan të pushtojë rajonin.

Deklaratën e bëri, Shahoz Hasan, bashkëkryesues i Partisë Unioni Demokratik i kurdëve, në një bisedë telefonike për Asocciated Press.

Në anën tjetër, Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton po negocionon me autoritetet turke për sigurinë e aleatëve kurdë në Siri, përderisa presidenti turk refuzoi një gjë të tillë.

Bolton në Turqi, rreth planeve të SHBA-së në Siri
“Ne po përgatitemi të luftojmë rreziqet ndaj Turqisë përmes rezistencës” tha Recep Taip Erdogan.

Presidenti turk tha se nuk do të ketë “asnjë lëshim” ndaj “grupeve terroriste” dhe se përgatitjet e Ankarasë për një ofensivë të re ushtarake në Siri janë në një “shkallë të plotë”.

Muajin e kaluar, njoftimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për tërheqje nga Siria ka shkaktuar shqetësim tek aleatët dhe ka çuar në dorëheqjen e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Zyrtarë amerikanë dhe të tjerë frikësohen se tërheqja e SHBA-së mund ta destabilizojë më tej Sirinë dhe të çojë në kërdi ndaj milicisë kurde që ka luftuar përkrah forcave amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme