Ky është polici që vdiq nga shpërthimi në Zhur të Prizrenit

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një aksioni të policisë në Zhur të Prizrenit, një zyrtar policor ka humbur jetën dhe dy janë lënduar.

Mediet mësojnë nga burimet e veta se polici pa shenja jete është Sami Thaçi.

Po ashtu njëri nga policët e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Toger Shaban Osmanollaj nga Drejtoria Rajonale ne Prizren

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do t’ju njoftojmë në vijim”, ka thënë Shaban Osmanollaj.

Të ngjashme