Ekonomia Online
FUNDIT

Largohet mjeti shpërthyes nga një makinë afër kazermës “Adem Jashari”

Largohet mjeti shpërthyes nga një makinë afër kazermës “Adem Jashari”

Është larguar mjeti shpërthyes, i cili ishte vendosur në një bagazhin e një veture në afërsi të Kazermës “Adem  Jashari” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Njësitet përkatëse kanë arritur ta largojnë veturën, ku dyshohet se ishte vendosur një mjet shpërthyes. Ndërkaq,  Policia e Kosovës e ka  liruar rrugën, e cila ka qenë e bllokuar për […]

Është larguar mjeti shpërthyes, i cili ishte vendosur në një bagazhin e një veture në afërsi të Kazermës “Adem  Jashari” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Njësitet përkatëse kanë arritur ta largojnë veturën, ku dyshohet se ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Ndërkaq,  Policia e Kosovës e ka  liruar rrugën, e cila ka qenë e bllokuar për rreth një orë.

“Në lidhje me mjetin e dyshuar të raportuar ju njoftojmë se Njësia e deminimit ka përfunduar procedurat me vendin e ngjarjes dhe tani janë liruar të gjitha rrugët për qarkullim të automjeteve”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha për Ekonomia Online.

Të ngjashme