Latifi dhe përfaqësuesit e bizneseve diskutojnë për organizimin e panairit me prodhime vendore

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Në sallën e kuvendit komunal, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e bizneseve prodhuese dhe përpunuese, me të cilët ka diskutuar për organizimi i panairit me prodhime vendore të komunës sonë dhe promovimi i tyre.

Në fillim të takimit, kryetari Smajl Latifi ka falënderoj përfaqësuesit e bizneseve të pranishëm në takim, dhe më pas u ka thënë atyre se qëllimi i takimit është organizimi panairit me prodhime vendore të komunës sonë dhe promovimi i tyre.

“Më shumë se sa në Rahovec që ka prodhime vendore, nuk ka në asnjë komunë tjetër të Kosovës, për këtë arsyeje planifikojmë që ta organizojmë një panair. Andaj kërkoj nga ju, që të mbështeteni këtë iniciativë, në mënyrë që ky panair të jetë edhe më i suksesshëm”, është shprehur kryetari Latifi.

Përfaqësuesit e bizneseve që ishin të pranishëm në takim, e mbështetën propozimin e kryetarit për organizimin e panairit dhe u shprehen të gatshëm që të kontribuojnë dhe të jenë pjesëmarrës në panair, me produktet të cilët at ai prodhojnë.

Gjatë takimit, u formua këshilli organizativ prej dhjetë anëtarësh, për organizimin e panairit dhe u tha që për kohen, vendin e mbajtjes dhe zgjatjen e panairit, do të vendos këshilli gjatë takimeve që do ti mbajnë në ditët në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme