Ekonomia Online
FUNDIT

Ledri Vula zbulon për herë të parë tatuazhin që ia dedikoi personit të tij të dashur

Ledri Vula zbulon për herë të parë tatuazhin që ia dedikoi personit të tij të dashur

Reperi i njohur, Ledri Vula sot për herë të parë ka zbuluar tatuazhin e tij të ri dhe ka treguar se kujt ia ka dedikuar atë. Vula në emisionin ”1 Kafe prej Shpisë” ka bërë të ditur se tatuazhin e tij të ri ia ka dedikuar gjyshit të tij të ndjerë, Fahri Buçincës. Në tatuzh […]

Reperi i njohur, Ledri Vula sot për herë të parë ka zbuluar tatuazhin e tij të ri dhe ka treguar se kujt ia ka dedikuar atë.

Vula në emisionin ”1 Kafe prej Shpisë” ka bërë të ditur se tatuazhin e tij të ri ia ka dedikuar gjyshit të tij të ndjerë, Fahri Buçincës.

Në tatuzh është paraqitur figura e mbretit si dhe brenda saj gjendet edhe imazhi i gjyshit të Ledrit

Ndërkaq, Ledri për gjyshin e tij ka theksuar se ka qenë njeri shumë bujarë. Madje, ai ka thënë se gjyshi i tij ka qenë i gatshëm që ta lërë veten keq për të tjerët.

Fahri Buçinca është lindur më 20 gusht të 1934 në Vushtrri dhe ka qenë veteran i arsimit në këtë komunë. Ai është marrë me shkrime publicistik dhe ka botuar disa fejtone për arsimin, kulturën, trashëgiminë kulturore si dhe për rrjedhat politike në etapën e parë të sistemit komunist. Ai gjithashtu ka botuar: Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956), Cafo beg Ulqini- Jeta dhe veprimtaria politike,  Si e menaxhova burgun e Smrekonicës, etj. Fahri Buçinca ka vdekur më 18 mars 2021, në moshën 86-vjeçare.

Të ngjashme