Lekaj thotë se nuk është njoftuar për ngritjen e aktakuzës për korrupsion

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 11:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se nuk është njoftuar zyrtarisht për ngritjen e aktakuzës ndaj tij për korrupsion, raporton Ekonomia Online.

“E keni gabim kur thoni se është ngritur aktakuzë, janë pretendime të Prokurorisë që duhet të vërtetohen në Gjykatë, prandaj unë asnjë vendim të Gjykatës nuk e kam, por as nga Prokuroria. Nuk do të them as më shumë as më pak, do të ia lë fjalën gjykatës”, ka thënë Lekaj.

Dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj.

Pal Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, akuzohet për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lekaj, për dy mandate ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, nga viti 2007 e deri në vitin 2013, kur kishte humbur garën nga Mimoza Kusari – Lila.

Pas kësaj, Lekaj ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kishte ushtruar edhe postin e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Pas zgjedhjeve të fundit, ai ishte emëruar ministër i Infrastrukturës, në ekzekutivin kosovar, të cilin e udhëheq shefi i tij i partisë, Ramush Haradinaj.

Të ngjashme