Ekonomia Online
FUNDIT

Lëndohet rëndë një person në Gjakovë, pati kontakt me mjet shpërthyes

Lëndohet rëndë një person në Gjakovë, pati kontakt me mjet shpërthyes

Një person është lënduar rëndë pas kontaktit me një mjet shpërthyes në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë. “Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj i Bokës-Gjakovë”, ka konfirmuar […]

Një person është lënduar rëndë pas kontaktit me një mjet shpërthyes në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj i Bokës-Gjakovë”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Tutje bëhet e ditur se policia i është përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

(Foto nga arkivi)

Të ngjashme