Leposaviq, ia djegin veturën para shtëpisë

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Të hënën në Leposaviq një grua ka raportuar që ia kanë djegur veturën e bashkëshortit para shtëpisë.

“Nga ankuesja femër kosovare është raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura, pronë e bashkëshort i saj, e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Po ashtu në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori”.

Të ngjashme