Lëshonin teste të falsifikuara për COVID, arrestohen pronari i laboratorit dhe dy të tjerë në Gjakovë

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar pronari i një laboratori dhe dy persona të tjerë në Gjakovë, nën dyshimin se kanë lëshuar teste të falsifikuara për COVID.

“Policia në Gjakovë ka filluar hetimet bazuar në informatën e pranuar se në një laborator lëshoheshin teste COVID të falsifikuara sipas dëshirës së klientëve dhe pa prezencën e personave që ju duhej vërtetimi. Hetuesit policor kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjakovë kanë ndërmarr një sërë veprimesh të nevojshme hetimore-operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent kanë zbatuar urdhrin e pranuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, duke aplikuar masat e veçanta të hetimit dhe përmes tyre kanë siguruar prova të mjaftueshme ku vërtetohet dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (A.Sh.) ka kryer veprën penale ,,Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ,,Falsifikim i dokumenteve” ndërsa të dyshuarit me iniciale (N.Sh.) dhe (S.P.) kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve””, thuhet në njofitimin e policisë.

Pas intervistimit është njoftuar prokurori kompetent për të gjitha veprimet e ndërmarra dhe ndaj të dyshuarit (A.Sh) lëshon Aktvendim për ndalim 48 orë, ndërsa për të dyshuarit (N.Sh) dhe (S.P) vendos të lirohen në procedurë të rregullt.

Të ngjashme