Ekonomia Online
FUNDIT

Lirohet Dragiçeviq, vazhdojnë protestat në Sarajevë dhe Beograd

Lirohet Dragiçeviq, vazhdojnë protestat në Sarajevë dhe Beograd

Autoritetet në Republikën Serbe të Bosnjës kanë liruar nga paraburgimi Dovar Dragiçeviq, arrestimi i të cilit ngriti tensione në vend. Dragiçeviq, tash e sa kohë, po organizon protesta për të kërkuar të vërtetën rreth vdekjes së djalit të tij, David Dragiçeviq. Policia arrestoi Dragiqeviçin, të martën, mbi akuzat se protestat e tij përbënin një kërcënim […]

Autoritetet në Republikën Serbe të Bosnjës kanë liruar nga paraburgimi Dovar Dragiçeviq, arrestimi i të cilit ngriti tensione në vend.

Dragiçeviq, tash e sa kohë, po organizon protesta për të kërkuar të vërtetën rreth vdekjes së djalit të tij, David Dragiçeviq.

Policia arrestoi Dragiqeviçin, të martën, mbi akuzat se protestat e tij përbënin një kërcënim për sigurinë.

Disa persona të tjerë gjithashtu u arrestuan, duke përfshirë disa politikanë të opozitës.

Mbështetësit e familjes u mblodhën në protestë, duke u përleshur me policinë në qytet.

Lëvizja “Drejtësia për Davidin” e Dragiçeviq ka kërkuar informacion në lidhje me vdekjen e djalit të tij 21-vjeçar, në mars të këtij viti.

Ajo ka frymëzuar protesta anti-qeveritare që kanë pasqyruar pakënaqësi të gjerë popullore mbi korrupsionin dhe papunësinë në vendin ballkanik, transmeton AP.

Tubimet mbështetëse për prindërit e 21 vjeçarit, David Dragiçevic, do të mbahen të mërkuren në Sarajevë dhe Beograd.

Të ngjashme