Lista Serbe: Jemi opozitë në Kuvend, s’ka rëndësi se ku ulemi

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 08:23 | Nga

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se deputetët e kësaj partie e kryejnë punën si një opozitë e vërtetë dhe nuk janë në pushtet.

“Lista Serbe janë përgjegjëse për punën e tyre të përditshme si opozitë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Simiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka kritikuar mediat kosovare se po spekulojnë që Lista Serbe ende është pjesë e pozitës për shkak të vendit ku ata ulen.

Simiq ka theksuar se papërgjegjshmëria e mediave në Kosovë vazhdimisht po e minon Listën Serbe.

“Ata krijojnë një fushatë kundër udhëheqësve politikë serbë në Kosovë dhe po spekulojnë më tej nëse anëtarët e LS janë në pushtet apo opozitë”./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme