Lladrovci aktivizon Shtabin emergjent për shuarjen e zjarrit në Fabrikën e Plastikës, falënderon komunat e tjera për ndihmën

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 14:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës në Qendrën e Biznesit në Drenas, është aktivizuar Shtabi emergjent i komunës së Drenasit, në krye të të cilit është kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është katastrofë materiale dhe ekologjike. Kam ftuar për ndihmë edhe kolegët e nivelit lokal, edhe të nivelit qendror, njëherësh kemi aktivizuar Shtabin emergjent komunal. Falënderoj zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, inspektoratet dhe të gjithë të tjerët që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. Rreth objektit që po digjet janë në gatishmëri ekipet e zjarrfikësve për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në fabrikat tjera”, ka deklaruar Lladrovci.

Në përkrahje të zjarrfikësve të Drenasit, kanë arritur edhe njësitë tjera zjarrfikëse nga Malisheva, Skenderaj, Lipjani e Prishtina.

Zjarri ka përparuar shpejt sepse ka erë e cila po e ndihmon përhapjen e flakëve dhe lënda e parë që po digjet.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka dalë në vendin e ngjarjes, duke shprehur keqardhje te pronarët e fabrikës, për dëmet në fabrikë, pajisje, objektet, si dhe materialit riprodhues.

Lladrovci ka konfirmuar se është aktivizuar Shtabi emergjent për rastin, njëherësh ka falënderuar të gjithë ata që po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit dhe pret përkrahje edhe nga niveli qendror.

Tymi i madh nga djegia e fabrikës ka arritur në vendbanimet e fshatrat e Drenasit me ç’rast qytetarët kanë pasur ankesa për ndotjen dhe dëmet që po ju shkaktohen.

LEXO EDHE:

Të ngjashme