Ekonomia Online
FUNDIT

Lladrovci takon bizneset, do ta bëjmë Drenasin tërheqës për investime

Lladrovci takon bizneset, do ta bëjmë Drenasin tërheqës për investime

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takimin e dytë brenda javës me biznesmenët e komunës. Ai me këtë rast ka theksuar se zhvillimi i komunës varet nga bizneset dhe iniciativa private dhe ka theksuar se është në shërbim të krijimit të kushteve sa më të mira […]

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takimin e dytë brenda javës me biznesmenët e komunës.

Ai me këtë rast ka theksuar se zhvillimi i komunës varet nga bizneset dhe iniciativa private dhe ka theksuar se është në shërbim të krijimit të kushteve sa më të mira për biznes, dhe hapësirave të reja në Parkun e ri të biznesit si dhe lehtësirave maksimale.

“Jam i përkushtuar për çrrënjosjen e çdo dukurie negative që pengon zhvillimin tonë, për ta bërë Drenasin tërheqës për investime dhe investitorët”, ka theksuar Ramiz Lladrovci.

Të ngjashme