Marrëveshja e tregtisë mes Britanisë dhe BE-së ende larg

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë pranuar se ende ka shumë rrugë për të bërë për të arritur marrëveshje të tregtisë pas-Brexitit, pas negociatave të fundit të mbajtura në Londër, shkruan BBC. 

Kryenegociatori i Britanisë, David Frost, ka thënë se ende ka dallime të konsiderueshme në pikat më të vështira, por një marrëveshje mund ende të arrihet deri në shtator.

Kryenegociatori për këtë çështje nga BE-ja, Michel Barnier, ka thënë se dy palët janë ende “dukshëm larg” dhe po mbaron koha në këto negociata.

Britania ka hedhur poshtë mundësinë që të shtyhet afati përfundimtar për marrëveshje përtej dhjetorit të këtij viti. Ky ishte raundi I dytë zyrtar i negociatave që është mbajtur me prani fizike që nga kriza e koronavirusit. Dy palët janë pajtuar në qershor të intensifikojnë bisedimet.

Pritet të takohen në mënyrë joformale dy kryenegociatorët në Londër edhe javën e ardhshme, ku një raund tjetër i bisedimeve zyrtare pritet të mbahet në Bruksel në mesin e gushtit.

Të ngjashme