Ekonomia Online
FUNDIT

Masakron për vdekje motrën me thikë, ia hedh fajin të dashurit të saj

Masakron për vdekje motrën me thikë, ia hedh fajin të dashurit të saj

Një 22-vjeçare nga Rusia akuzohet se ka masakruar motrën e saj 17-vjeçare nga xhelozia. Elizaveta Dubrovina ka kaluar 3 vite në trajtim psikiatrik dhe tani do të dalë para gjyqit për të marrë dënimin. Nëse gjendet fajtore, rrezikon 25 vite burg. Stefania u godit me thikë 189 herë në Shën Pjetërsburg. Elizaveta gjithmonë e ka […]

Një 22-vjeçare nga Rusia akuzohet se ka masakruar motrën e saj 17-vjeçare nga xhelozia.

Elizaveta Dubrovina ka kaluar 3 vite në trajtim psikiatrik dhe tani do të dalë para gjyqit për të marrë dënimin. Nëse gjendet fajtore, rrezikon 25 vite burg.

Stefania u godit me thikë 189 herë në Shën Pjetërsburg. Elizaveta gjithmonë e ka mohuar vrasjen dhe akuzon për masakrën të dashurin 44-vjeçar të motrës së vogël, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e tij, transmeton “Balkanweb”.

Por, prokurori thotë se burri është dëshmitar dhe nuk ka asnjë dyshim për të.

Elizaveta, e cila ishte 19 vjeç kur kreu masakrën e motrës së saj, akuzohet për “vrasje në rrethana mizore”, pasi përveçse e ka goditur me thikë shumë herë, i ka nxjerrë sytë dhe i ka prerë edhe veshët motrës shkruan Daily Mail.

Të ngjashme