Mbetet në fuqi aktakuza ndaj Sami Lushtakut për ikjen nga QKUK

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 11:15 | Nga

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishte refuzuar si e pa bazuar ankesa për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të  të akuzuarve në rastin e arratisjes nga QKUK.

Bëhet fjalë për ish drejtorin Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, ish kryetarit të Skënderajt Sami Lushtaku, të birit të tij deputet, Mërgim Lushtaku dhe 20 të akuzuar tjerë, njofton Gjykata e Apelit.

“Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, E.Th., Sh.H., S.L., I.H., M.L., D.G., B.D., V.B., A.B., Y.B., G.A., Xh.Z., M.-H.L.,A.U..,I.D.,S.Gj., N.Sh.,Rr.R., R.Xh., F.M., S.T., Sh.J., dhe B.D., akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në mesin e tyre ka persona të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, arratisje të personit të privuar nga liria, lehtësim i arratisjes, lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria, pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal etj”, thuhet në njoftimin e Gjyaktës së Apelit.

jykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse  nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4  të  këtij kodi.

Të ngjashme