Ekonomia Online
FUNDIT

Mbi 150 shtetas të Kosovës vazhdojnë të mbesin në Siri

Mbi 150 shtetas të Kosovës vazhdojnë të mbesin në Siri

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka humbur shumicën e territorit në Siri, por atje vazhdojnë të mbesin më shumë se 150 shtetas të Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, aktualisht në zonat e konfliktit ka luftëtarë, gra dhe fëmijë nga Kosova. “Numri i luftëtarëve aktualë që gjenden akoma në zonën e konfliktit është 56, ndërsa numri […]

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka humbur shumicën e territorit në Siri, por atje vazhdojnë të mbesin më shumë se 150 shtetas të Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, aktualisht në zonat e konfliktit ka luftëtarë, gra dhe fëmijë nga Kosova.

“Numri i luftëtarëve aktualë që gjenden akoma në zonën e konfliktit është 56, ndërsa numri i luftëtarëve të kthyer në Kosovë, apo edhe në vendet tjera nga të cilat kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit është 120”, thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës.

Nga vitit 2012 e deri me tani, një numër i madh i grave iu bashkëngjiten burrave kosovarë që shkuan për të luftuar në Siri.

“Këtyre luftëtarëve iu kanë bashkëngjitur familjarë të tyre, në zonën e konfliktit, duke përfshirë: 51 gra dhe 52 fëmijë. Aktualisht në zonën e konfliktit gjenden 44 gra, 48 fëmijë”, tha të hënën Policia e Kosovës.

Të ngjashme