Mbi 200 mijë viktima të Coronavirusit në mbarë botën

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 200,000 persona në tërë botën kanë vdekur me koronavirus, tregojnë shifrat nga Universiteti Johns Hopkins.

Ka më shumë se 2.8 milionë raste të konfirmuara me Covid-19, sipas këtij raporti.

Rritja e këtyre shifrave vjen pasi numri i vdekjeve në SHBA kaloi mbi 50,000, përderisa amerikanët po përballen me shpërthimin më vdekjeprurës në botë.

Media shtetërore kineze raportoi vdekjen e parë të njohur të lidhur me virusin në 11 janar.

Më shumë se 185 vende dhe territore kanë raportuar që kanë raste të të prekurëve me koronavurus që nga kjo datë.

Pesë vende kanë raportuar tani numra të viktimave mbi 20,000 persona, megjithëse mënyra se si llogariten viktimat ndryshon shumë.

SHBA-të, Italia dhe Spanja kanë parë numrin më të madh të viktimave të raportuara.

Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi të shtunën se më shumë se 20,000 njerëz kishin vdekur tani me koronavirus nëpër spitalet në Mbretërinë e Bashkuar. Meqenëse të dhënat ditore në Mbretërinë e Bashkuar nuk përfshijnë njerëzit që vdesin në shtëpi ose në shtëpi pleqsh, shifra e vërtetë besohet të jetë më e lartë.

Franca, e cila përfshin në statistikat e saj edhe vdekjet në shtëpitë e pleqve, tha që numri i saj ishte rritur për 369 të shtunën. Ka patur 22,614 vdekje nga virusi në Francë që nga fillimi i marsit, por zyrtarët shëndetësorë thonë se niveli i vdekshmërisë nëpër spitale po bie, dhe numri i personave në kujdes intensiv ka rënë për të shtatëmbëdhjetën ditën radhazi.

Të ngjashme