Mbi 40 të lënduar si pasojë e tornadove në Gjermani

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Mbi 40 njerëz janë lënduar në Gjermani si pasojë e tornadove që kanë goditur këtë shtet të premten në mbrëmje.

Shërbimet e motit në Gjermani kanë konfirmuar të shtunën në mëngjes se tri tornado kanë goditur landin Nord Rhein Westfalen.

Sipas tyre, tornadot janë regjistruar në Paderborn, Lippstadt dhe Lutmarsen.Në Paderborn, 43 njerëz janë lënduar, ka thënë policia për agjencinë e lajmeve dpa.

Në mesin e tyre ka qenë edhe një person i lënduar rëndë. Policia ka thënë se është raportuar për dëme të mëdha në banesa dhe zona komerciale. Sipas këtij institucioni, shumë kulme shtëpish janë shkatërruar dhe ka shumë drunj të shkulur nga toka.Erërat e fuqishme janë raportuar edhe në pjesë tjera të Gjermanisë, duke përfshirë Bavarinë. Edhe Republika Çeke ka raportuar për dëme të konsiderueshme si pasojë e erërave të fuqishme.Sipas shërbimeve të motit në këtë shtet, shpejtësia e erërave ka shkuar në 130 kilometra në orë.

Të ngjashme